Elai është një nga reperët më të rinj në Top Awards. Por edhe pse i ri në moshë, kjo nuk e ka penguar atë aspak që të krijojë një karrierë të mirë artistike që tani.

Elai u bë mjaft i njohur për publikun e Top Awards në vitin 2021. Ai erdhi me këngën e tij “Nokia” në klasifikimin e “The Top List”, e më pas pasuar nga “Paranormal” dhe “Lale”.

Së fundmi një tjetër projekt i shtohet repertorit të Elai. “Lovely” mban titullin kënga e tij më e re që ka hyrë në klasifikimin e “The Top List” këtë javë.

Ky projekt i artistit vjen si një remake mjaft interesant i këngës me të njëjtin titull nga Billie Eilish dhe Khalid e nxjerrë në treg rreth katër vite më parë. “Lovely” nga Elai padyshim që premton suksese edhe më të mëtejshme. Kjo këngë e ka renditur atë në vend të 49-të për këtë javë.