Edona Reshitaj është një artiste shumë dimensionale. Jo vetëm një këngëtare shumë e talentuar, por gjithashtu dhe një ndër aktoret më të mira. Ajo ka marrë pjesë në filmin ”Adnan Kafazi”, të lançuar së fundmi, për të cilin foli më shumë ditën e sotme në emisionin ”At The Movies” në Top Albania Radio.

Pse keni zgjedhur pikërisht zhanrin aksion komedi, i cili nuk është shumë i lëvruar në Shqipëri?

Pjesa e parë e triologjisë ka qenë filmi “Zonjusha” që është bërë në vitin 2016, ku 3 gangstere i kanë disa aventura të ndryshme dhe rastësisht hyjnë në botën e krimit. Pjesa e dytë është “Diamanti” në vitin 2018 dhe të dy mund të gjenden online. Filmat nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin mund ti shihni edhe veç e veç. “Adnan Kafazi” është më i realizuar dhe vija dramaturgjike e skenarit i ka tre ose katër qasje të ndryshme. Komplimenti më i mirë që kemi marrë është se filmi është realizuar si një i huaj vetëm ju flisni shqip.

Sa e vërtetë është që filmi ka një konotacion politik?

Filmi ka shumë ngjyra, është një multizhaner edhe në fund ka një shpërthim të gjinisë femërore.

A ka momente emocionale gjatë filmit?

Dominon komedia sigurisht. Por edhe nëse ke vazhdimisht të qeshura bëhet monotone, por momentet emocionale janë pikat e duhura në vendin e duhur.