Big Basta, një nga artistët më të njohur në skenën muzikore shqiptare, vjen sërish me një këngë të tijën në klasifikimin e javës në “The Top List”. Në projektin e tij më të ri, ai ka përpunuar një nga hitet e njohura të muzikës pop shqiptare, këngën “Doli Goca n’Penxhere” të këngëtares Merita Halili.
Kjo këngë e njohur, e cila ka lënë një gjurmë të thellë në memorien e publikut të gjerë, vjen me një frymë shumë ndryshe në këtë krijim të ri. Big Basta ka arritur të formojë një atmosferë nostalgjike, por me një prekje shumë moderne në këtë version të ri.
Kënga e titulluar “Tuni Tulet” ka sample nga “Doli Goca n’Penxhere”, duke u lidhur më së miri me elementet klasike të muzikës shqiptare. Teksti është punuar nga vetë Big Basta, duke sjellë një lidhje të ngushtë mes modernes dhe tradicionales.
“Tuni Tulet” u prezantua fillimisht nga artisti në sezonin e shkuar të “Portokalli”, e më pas Big Basta e solli edhe në “A je bre normal”. Kënga është pjesë e albumit të tij më të ri “Tirona e Nonës”, të cilin po e presim me padurim.