Gresa Gjocera ka bërë debutimin e saj të parë në Top Awards me projektin e fundit. Kënga e saj ka hyrë këtë javë në klasifikimin e 100 këngëve më të mira shqiptare në ”The Top List”.

Gresa Gjocera është e njohur si këngëtare dhe prezantuese televizive. Ajo ka filluar të këndojë që në moshë të vogël dhe në vitin 2004 shpallet fituese e kompeticionit “Poleposition“ në Top Channel. Ajo tashme ishte produkt i Top Channel. Një vit më pas bëhet pjesë e televizionit, si vokaliste në programin “Top Show”.

Pjesëmarrëse 3 herë në “Top Fest”, Gresa është nominuar për disa çmime. Për 6 vite ka qenë vokaliste e “Fever”, grup me të cilin ka kënduar në netët finale të “Kënga Magjike 2008”, gjithashtu dhe në Top Fest. Për dy vite ka qenë back vocal në grupin Bojken Lako & The Fish.

Edhe pse i ka munguar skenës së festivaleve, Gresa prej 18 vitesh këndon live në ambientet e kryeqytetit dhe jo vetëm. Në Prill 2005, Gresa Gjoceraj merr pjesë në Top Fest 2 me këngën “Idem” një këngë nga Bojken Lako dhe tekst nga vetë ajo. Në Maj 2008, Gresa Gjoceraj merr pjesë në Top Fest 5 me këngën “Histori Dimri”, një këngë nga Produkt 28.

Në Maj 2009, Fever merr pjesë në Top Fest 6 me këngën “Me Fal”, në bashkëpunim me Gresa Gjoceraj. Në 20 Janar të 2022 ajo rikthehet me këngën “Imja Dashuri”. Finaliste në natën ”Shqiptare gala” në “Kënga Magjike” 2022 në një duet me Bledi Kason me këngën “Zemer për zemer”.

Më datë 6 Gusht 2022, Gresa Gjocera publikon videoklipin e saj të parë “Kjo Zemer Rreh Tek Unë”. Kënga u orkestrua nga Endrit Shani. Videoklipi u prodhua nga Foxesfilm. Në 11 Mars 2023 ajo sjell videoklipin e saj të dytë, “E Zbrazët”.