Fifi është padyshim një prej artisteve më të suksesshme dhe më të njohura shqiptare. Këngëtarja nga Ferizaj edhe gjatë kësaj periudhe mbetet e angazhuar me projekte dhe koncerte të shumta. Së fundmi, bukuroshja ka sjellë një bashkëpunim me Gent Fatalin dhe duket se nuk ka të ndalur.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Fifi na ka treguar se do të sjellë një projekt të ri muzikor dhe ka kërkuar që ndjekësit e saj të japin mendimin e tyre se me kë mund të jetë bashkëpunimi.

Një pyetje për ju. Fifi ft… ???? Propozoni ta shoh a po ja qëlloni

E pyetur nga një ndjekës në rrjetin e saj social Instagram në një ‘Ask’ të bërë para pak javësh se “me cilën këngëtare do të kishte dëshirë të bënte një këngë”, Fifi tha emrin e këngëtares së njohur Tuna teksa i bëri edhe tag artistes. Të njëjtin postim e shpërndau edhe vet Tuna në InstaStory teksa shkruan: “A jem?”

E mesa duket një ‘Ask’ komplet rastësor u bë sebep për një bashkëpunim mes tyre që gjasat janë të vijë më shpejt nga çfarë mendimin. Vetëm para pak ditësh, Tuna e ka shpërndarë një foto të Fifit në Instastory-n e saj edhe pse krahas nuk ka zgjedhur të na zbulojë diçka më shumë mendohet që ky takim ka të bëjë me një surprizë që dy vajzat mund të na sjellin së shpejti. Ndaj mendohet se bashkëpunimi i radhës i Fifit është në bashkëpunim me Tunën.