Që Loré është ndër artistet më unike të tregut tonë muzikor, kjo është pak por e sigurtë. Por megjithatë, sa herë që e dëgjojmë, arrin që të na lërë me gojëhapur.

Talenti i saj është padyshim i rrallë dhe Loré gëzon të gjithë dashurinë e publikut pikërisht për këtë. Artistja ka sjellë pak muaj më parë këngën “Të du”, një projekt sa melankolik aq edhe romantik.

Pikërisht me këtë këngë, Loré ka elektrizuar skenën e “E Diell” ditën e djeshme. Emisioni është hapur me këtë performancë të këngëtares dhe nuk mund të ishte një nisje më e ëmbël se kaq.

Një dashuri me dëgjim të parë, por “Të du” e Loré na bën të dashurohemi pas saj çdo herë sa e dëgjojmë. Mezi presim projektin e radhës të artistes.