Mc Kresha dhe Lyrical Son kanë publikuar së fundmi albumin e tyre të ri të titulluar “1618”. Ky album mban plot 25 këngë të dyshes, por dhe bashkëpunime me artistë të tjerë mjaft të njohur.

“1618” është tashmë në platformat muzikore që nga 16 shkurti. Sigurisht që mes gjithë këtyre këngëve të albumit, do të ishte e pashmangshme që të mos kishim asnjë prej tyre në klasifikim.

E në fakt, dy këngë të kësaj dysheje kaq të dashur për publikun, kanë hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List” si ‘new entry’. Bëhet fjalë pikërisht për “No luv” dhe “Rebele” në bashkëpunim me Ledri Vulën.

Madje, jo vetëm kaq por të dy këto projekte janë pozicionuar në Top 20 këtë javë. “Rebele” renditet në vend të pestë, ndërsa “No luv” në vend të shtatë. Po ashtu Mc Kresha dhe Lyrical Son mbajnë dhe kreun e javës me “Shake it (Kanga e Drake)”.