Kishin kaluar rreth 3 vite që kur Dr1n dhe Ani kanë qenë pjesë e “The Top List”. E tani duket se pritjes i erdhi fundi, pasi ata i janë bashkuar sërish listës me projektin e tyre të ri.
Bashkëpunimi i tyre i fundit mban titullin “Nintendo” dhe është një prej hyrjeve më të reja të kësaj jave. Dr1n dhe Ani janë bërë tashmë një dyshe e pandashme dhe nuk mund të bëjnë dot pa njëri-tjetrin.
Si Dr1n ashtu dhe Ani kanë zgjedhur që muzikën e tyre ta zhvillojnë në vendin ku ata jetojnë, në Amerikë. Megjithatë, të dy ata kanë qenë gjithmonë shumë pranë publikut shqiptar.
Vlen për t’u vlerësuar fakti që artistët kanë zgjedhur që në projektet e tyre të vijnë në gjuhën shqipe. Dr1n dhe Ani tashmë kanë fituar mjaft fansa dhe këngët e tyre marrin gjithmonë gjithë dashurinë dhe vëmendjen e publikut.
Tani shpresojmë që të mos na duhet të presim më kaq gjatë për projektin e tyre të radhës në listë. Momentalisht “Nintendo” mbyll Top 100 për këtë javë.