Don Phenom nuk ka treguar aspak mëshirë me projektin e tij më të ri. Artisti ka publikuar këngën e tij të fundit që është bërë menjëherë pjesë e “The Top List”.

Projekti i tij titullohet “Pa mëshirë” dhe ashtu siç mund ta kuptoni, Don Phenom na tha që ai është vërtetë i pa mëshirë në lidhjen e tij. Edhe pse e di që partnerja e tij e do, ai nuk çfarë të bëjë sepse ‘kështu është gatuar’.

Një projekt ky që e ka sjellë artistin me ritme pak më të lehta dhe tone disi më romantike në krahasim me shumicën e projekteve të tij. Madje ne jemi gati të sigurtë që kjo këngë e tij do të vazhdojë të ngrihet në pozicionim, pasi çdo kush nga dëgjuesit do ta ketë ndjerë të paktën një herë, mungesën e ‘mëshirës’, qoftë nga partneri apo edhe tek vetja.

“Pa mëshirë” renditet në vend të 93-të të klasifikimit të “The Top List” për këtë javë.