Në 25 vite, Top Radio ka rritur, frymëzuar, shoqëuar duke u kthyer shpesh në një mik(eshë) të mirë pa pretendime disa breza. Mosha mesatare e atyre që bëjnë Top Albania Radio-n sot vazhdon të jetë ajo e kohës së vizionarit që pati idenë brilante për ta krijuar.
Energjia e të gjithë atyre që kontribuojnë në TAR çdo ditë, orë e minutë, është detaji që e dallon atë nga të tjerat. Për nder të 25-vjetorit të Top Albania Radio-s, u organizua një mbrëmje gala me të ftuar të shumtë nga bota e artit dhe televizionit. Don Phenom ka thënë dhe fjalën e tij në këtë ditë të rëndësishme…
Si është për ty të jesh pjesë e Top Albania Radio-s?
Është një kënaqësi e madhe dhe jam shumë falenderues që jam dhe unë këtu. Faleminderit Top Albania Radio që gjithmonë i luan hitet e mia dhe këngët më të bukura të tregut.
Çfarë ndjesie ke kur dëgjon këngët e tua që luhen në këtë radio?
Për një artist, sidomos të stilit tim që jam rritur në New York, ne i kemi vlerësuar gjithmonë radiot. Dhe të them të drejtën edhe intervistat në radio i kam më shumë qejf se në television. Jam më komod sepse është fiks vendi jonë që dëgjohet muzikë. Sepse muzika është për t’u dëgjuar, jo për t’u parë.