Fifi padyshim që ka rrëmbyer zemrat e publikut me çdo projekt të saj ku shfaqet përherë shumë e ndjerë. Kohët e fundit artistja ka qenë goxha e impenjuar duke sjellë projekte të reja, qofshin ato solo apo bashkëpunime.

E duket se si një verë që padyshim do të quhet vera e bashkëpunimeve, Fifi prej ditësh na ka lajmëruar se do të bashkojë forcat me një tjetër artist që është pikërisht Gjiko. “Djegi” quhet dueti i dyshes i cili do të publikohet ditën e sotme në orën 19:00 dhe me aq sa duket nga traileri i këngës do të jetë një projekt dedikuar dashurisë.