Viti 2024 mund të thuhet me bindje që ka qënë një vit i mbushur me projekte në industrinë e muzikës. Qofshin ato bashkëpunime apo solo, ky vit ndoshta ka qenë më i ngarkuari sa i përket krijimeve të reja.
Edhe pse 2024, ende nuk është mbyllur, është dukshëm e qartë që artistët nuk u ndalën së prodhuari muzikë për publikun e tyre besnik, i cili ende vazhdon të mbështesë, duke dëgjuar muzikën e tyre por edhe duke e votuar në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Por si ka qënë 2024-ta për klasifikimin e “Top Awards”, kush ka kryesuar më shumë listën, meshkujt apo femrat?
Vihet re se gjatë këtij viti, të shumta kanë qënë projektet solo që kanë arritur të renditen në vendin e parë. Përmendim këtu artistë si Luiz Ejlli, Yll Limani, Capital T, Alban Skënderaj.
Por po ashtu gati në një peshore të barabartë kanë qenë dhe bashkëpunimet. Të tilla si Elvana dhe Ledri, Geasy dhe Luizi, Mc Kresha dhe Lyrical Son, apo Ardian Bujupi dhe The Ironix.
Ndërsa nëse do të bëhet një analizë se kush kanë qënë artistët që kanë kryesuar listën, meshkujt apo femrat, vihet re se meshkujt kanë kryesuar “The Top List” më shumë sesa artistet femra gjatë këtij viti. Ndërkohë sa i përket artistit që ka qëndruar më gjatë në from deri tani, ai është Luiz Ejlli me 10 javë në krye.