Zoti i dha një dhuratë të çmuar, talentin për të kënduar. Ajo shpreson të arrijë shpirtrat e të tjerëve duke ndarë këtë dhuratë.
E në fakt, ajo e ka bërë këtë më së miri! Për kë mund të flasim tjetër, veç se për Aurela Gaçen!
Aurela ka zotëruar dhe aftësi aktrimi që kur ishte fëmijë dhe kjo i ka dhënë mudësinë e fitimit të 3 çmimeve speciale bazuar në interpretimet e këngëve të saj në festivale si dhe një çmim special nga Top Albania Radio. Në vitin 2000 Aurela provoi se “Akademia e Arteve” ishte zgjedhja e duhur për të dhe u diplomua atë vit në Dramë.
E duke qenë se talenti i saj në muzikë është tashmë e ditur nga të gjithë, po në aktrim do të donit që ta shihnit artisten?! Epo, Aurela Gaçe do të jetë e ftuar speciale në shfaqjen e 31 dhjetorit në skenën e “Portokalli”, ku surprizat nuk do të mungojnë!