Dhurata Dora vazhdon të mbajë kreun e “The Top List” edhe për këtë javë. Ndërkohë që ka 10 javë që është pjesë e këtij klasifikimi, prej dy javësh ajo qëndron në krye të listës.

Sa i përket dy vendeve të para, ato janë të njëjta si edhe javën e kaluar, ndërsa treshes më të nxehtë i është bashkangjitur edhe bashkëpunimi më i ri i Ledri dhe Lumi B, “Krejt shokt e mi”. Për këtë javë, kjo këngë është ngjitur me 5 pozicione, duke u renditur në vendin e tretë.

Dy prurje të reja janë bërë pjesë e listës gjatë kësaj javë. “Redrum”, projekti më i ri i Era Istrefit, që në javën e parë të publikimit është pozicionuar në vendin e 6-të. Pjesë e klasifikimit është bërë gjithashtu “Knej nga Durrsi”, një këngë e grupit Hitboyz.

Kënga që është ngjitur me më shumë pozicione është “Ajer” e Olidenës dhe Sergio, ndërsa kënga që ka humbur më shumë pozicione është bashkëpunimi i Arnon dhe Jonisës, “4U”.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”: topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund të na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar i “The Top List”, Top Awards, java 64:

  1. Dhurata Dora & Dj Geek – Ayo
  2. Majk – Fund
  3. Ledri ft. Lumi B – Krejt shokt e mi
  4. Ana Bakaj – Reckless
  5. 2po2 ft. UniKKatil – Kryt Nalt
  6. Era Istrefi ft. Felix Snow – Redrum
  7. Onat ft. Majk – Le t’xhelozojne
  8. Stresi – Mos u dorzo
  9. Majk – Kcen
  10. Olidena ft. Sergio – Ajer
  11. Capital t ft Macro & Dj Nika – C’est la guerre
  12. Kida ft. Ghetto gheasy – Ajo
  13. Ledri Vula – A jena mire
  14. Era Istrefi – Bonbon
  15. Alban Skenderaj – Stoli i Trendafilave
  16. Shpat Deda – Ninulle
  17. Kida ft. Xhensila – Uh Baby
  18. Stanaj – Romantic
  19. Elvana Gjata ft. Capital T & 2po2 – Lejla
  20. Butrint Imeri – E jona
  21. Getinjo ft. Kida – Ku je
  22. Alban Skenderaj – Dikur
  23. Mozzik ft. Arta – Kom Dasht
  24. Gjiko – Je shku
  25. Ermal Fejzullahu ft. Nora Istrefi – Hije
  26. Ronela Hajati – Mos ik
  27. Dhurata Dora- Vec Ty
  28. Besa ft. Flori – 123
  29. Ledri Vula – Kings
  30. Vlashent Sata – Erdhi Dita
  31. Bojken Lako – Sekret
  32. Flori Mumajesi ft. Ledri Vula – Beautiful
  33. Mc Kresha & Lyrical Son ft. Ledri Vula – Hip Hop
  34. Elvana Gjata – Njesoj
  35. Stine – Bela
  36. Soni Malaj – Pergjithmone
  37. Xuxi – Seven Days
  38. Ledri Vula ft. Flori Mumajesi – Nuk ma la
  39. Edona Vatoci – Miremengjes
  40. Capital T ft. Dhurata Dora – Bongo
  41. Arnon ft. Jonisa – 4u
  42. Ylli Limani – Shiu
  43. Seven Saraqi – Ani Nasht
  44. Stanaj – Ain’t Love Strange
  45. Blunt ft. Real – Suzi
  46. Janex ft. Dabo – Wannabe
  47. Andrra – Kalle Llamen
  48. NRG Band – Thirrem
  49. Familia Ideale – Per pak drite
  50. Hitboyz – Knej nga Durrsi