Pas një pauze të shkurtër muzikore, Dhurata Dora është rikthyer në tregun muzikor, jo me një por me dy këngë të reja. Rreth një muaj më parë, Dhurata publikoi projektin e saj të titulluar “Veç ty”, i cili ndryshe nga herët e tjera ka ardhur me tekst të vetë artistes ndërsa për muzikën është kujdesur “Cricket”.
Ndërkohë që ka rreth 4 javë që ka dalë në treg, vetëm këtë javë ajo ka mundur të jetë pjesë e klasifikimit të 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. “Veç ty” jo vetëm është futur në këtë klasifikimi por ajo ka arritur të pozicionohet mjaft mirë, duke u renditur në vendin e 16-të.
Ndërkohë rreth 4 ditë më parë, Dhurata ka nxjerrë një tjetër këngë të re, e cila menjëherë ka rezultuar e pëlqyer nga publiku shqiptar. Nëse ky projekt muzikor do të jetë pjesë e “The Top List”, kjo do të zbulohet të dielën në mesditë në programin “The Top List”, Top Awards.