Kanë kaluar 4 muaj që nga publikimi i fundit i Dhurata Dorës, “Bubble”, një këngë që rezultoi tepër e pëlqyer nga publiku shqiptar.
Ndërkohë që vazhdon ende të jetë në klasifikimin e “The Top List” me “Bubble”, Dhurata Dora ka vendosur të vijë me një tjetër hit muzikor.
“Kesh Kesh” titullohet prurja më e re e Dhuratës, e publikuar vetëm një javë më parë. Edhe pse ka vetëm pak ditë që ka dalë në treg, fansat nuk kanë rreshtur së mbështeturi dhe votuari artisten e tyre të preferuar.
Falë votave të adhuruesve të saj në topawards.top-channel.tv, Dhurata jo vetëm është bërë pjesë e listës por ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm, duke u pozicionuar në 10-shen më të mirë të klasifikimit zyrtar të “Top Awards”.
Me muzikë të producentit rumum Alandy dhe tekst të vetë artistes dhe Gent Fatalit, ky publikim pozicionohet ekzaktësisht në vendin e 6-të për këtë javë, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm në listën e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.