Para pak ditësh, Mozzik dhe Kida kanë ‘shokuar’ rrjetin me postimin më të fundit në Instagram ku kjo e fundit shfaqej me fustanin e bardhë të nusërisë dhe reperi me kostimin e dhëndrit, por ajo që na habiti të gjithëve ishte mbishkrimi që Mozzik kishte zgjedhur për foton e tyre.
Megjithatë, duket se si shumë artistë të tjerë që po bëjnë strategji dhe ‘lojëra’ me publikun për të fituar më shumë vëmendje para se të publikojnë bashkëpunimet e tyre, ashtu kanë bërë dhe Mozzik me Kidën dhe këtë e ka zbuluar vetë reperi pak orë më vonë.
E teksa para pak ditësh u publikua ‘Forever Together’, duket se reperi nuk ‘e ka kursyer’ në videoklipin e këngës së re një ‘thumb’ për ish- partneren e tij, Loredanën. Kënga ishte një lloj filmi i metrazhit të shkurtër pasi bëhet fjalë për afro shtatë minuta interpretim. Në një fletë të bardhë ishte shkruar: Ish-të dashurat e Mozzikut (Djellza, Erza dhe Blerta).
Kjo duket se ishte një kundërpërgjigje për Lorin, e cila në projektin “Kriminele” me Yll Limanin përmendi të njëjtat vajza. “Lshoja ti, Diellzës, Erzës ose edhe Blertës po më duket se po harron që jam super kriminele.”