Pavarësisht se ishte një artist jo mjaft i njohur për publikun e “Top Awards”, javët e fundit Dardan është shndërruar në artistin më të komentuar dhe të votuar në klasifikimin zyrtar.

Sikurse edhe javën e kaluar, Dardan renditet në krye të listës së 100 këngëve më të votuara të “Top Awards”, edhe pse këtë javë është një tjetër këngë e reperit që ka rrëmbyer vendin e parë.

“Daytona”, e cila ka në total 5 javë që gjendet në “The Top List”, votat e publikut e kanë renditur në krye për këtë javë, duke e zhvendosur “Favela” në vendin e 9-të.

Por suksesi i Dardan nuk ndalet me kaq pasi një tjetër këngë e tij e re është futur në klasifikim dhe është pikërisht “Aventador”, e cila falë sugjerimeve të publikut është renditur në vendin e 12-të, një pozicionim mjaft i mirë për një hyrje të re.

Sa i përket vendit të dytë, sikurse edhe javën e kaluar, ajo i përket Alban Ramosaj me “I Nat Ma Fal”, e cila prej dy javësh mban këtë pozicion nuk u zhvendosur nga vendi i parë.

Stresi vazhdon të mbetet një ndër reperat më të votuar në listë me këngën “Loco”, e cila për këtë javë mban vendin e tretë. Pavarësisht se kanë kaluar 14 javë që nga koha kur kjo këngë është bërë pjesë e klasifikimit, ende vazhdon të mbetet në zonën e nxehtë.

Sa i përket projekteve të reja muzikore, tre të tilla i janë shtuar listës, duke treguar kështu që artistët janë vënë në lëvizje për filimin e sezonit të verës.