Tashmë është bërë zyrtare edhe nga vetë dyshja, që Dafina Zeqiri dhe Dj Geek nuk janë më bashkë. Dj Geek ka bërë të ditur për të gjithë publikun e tij, se mbrëmja e kaluar ishte koncerti i fundit për të së bashku me këngëtaren e njohur.
Ndërkohë që i dhanë fund marrëdhënies së tyre, kjo verë ka qenë mjaft aktive për dyshen e njohur, me koncerte të shumta në Shqipëri dhe Kosovë. Madje dyshja u përfol për një ribashkim, duke aluduar se komunikonin me shenja mes njëri-tjetrit gjatë koncerteve.
Por mesa duket përveç marrëdhënies dashurore dhe jetës private, dyshja kanë vendosur që të ‘ndajnë’ rrugët edhe nga marrëdhënia që i lidhte me muzikën. Dj Geek ka lajmëruar nëpërmjet një Instastory se pas gjashtë vitesh bashkëpunim me shtëpinë diskografike “Moneyz”, koncerti i mbrëmshëm ishte bashkëpunimi i fundit për të.
“Publik i dashur, ju faleminderit për këtë rrugëtim të paharrueshëm! Gjashtë vitet e fundit kanë qenë një eksperiencë shumë e veçantë për mua. Ky ishte show-i i fundit për mua në ekipin e Moneyz, kështu që falenderoj përzemërsisht secilin anëtar të ekipit dhe ju uroj çdo të mirë përjetësisht. Shihemi shumë shpejt me projektet dhe performancat e mija të radhës.”
Dj Geek ka shtuar gjithashtu se të gjitha këngët e tij do të kalojnë në kanalin e tij personal të “Youtube”.