Dafina Kastrati është një tjetër artiste me origjinë shqiptare që po korr sukses në tregun ndërkombëtar muzikor.

Artistja, e cila ka lindur dhe jeton në Gjermani, ka qënë pjesë e “The Top List” me dy projekte muzikore. Fillimisht ishte “Shot Calling” që e bëri Dafinën pjesë të top listës, duke e renditur që në javën e parë në vendin e 7-të.

Ndërsa momentalisht Dafina po shijon suksesin e projektit të saj më të ri muzikor “Bottles Up”, të cilin e ka sjellë në bashkëpunim me të vëllain e saj, Rinor Kastratin. “Bottles Up” është aktualisht pjesë e “The Top List” dhe është pozicionuar mjaft mirë edhe pse ka vetëm dy javë që ka hyrë në këtë klasifikim.

Mbrëmjen e sotme, Dafina ka qënë e ftuar në “Top Show Magazine”, ku është shprehur se vitin tjetër do dëshironte shumë të ishte në ceremoninë e ndarjes së cmimeve “Top Music Awards”.