Dafina Zeqiri ka nxjerrë në treg albumin e saj “Dafinë Moj” ku ka sjellë dhe bashkëpunime me artistë të njohur. Një ndër to ka qenë dhe projekti me MC Kresha, i titulluar “Vet e lype”. Kjo këngë është publikuar së bashku me videoklipin vetëm një javë më parë dhe u bë menjëherë pjesë e klasifikimit të “The Top List”.

“Vet e lype” përcjell një mesazh shumë të fuqishëm nga artistja dhe duhet thënë me plot gojën se është një projekt shumë unik. Tematika e kësaj kënge është fuqizimi i figurës së femrës dhe si e tillë në klip Dafina e revoltuar lufton për t’u dëgjuar zëri i gjinisë femërore.

Këngëtarja është siguruar që të sjellë një mesazh sensibilizues për dhunën kundër në familje dhe një detaj mjaft me rëndësi është shfaqja e numrave për raportimin e dhunës në Polici, gjatë videoklipit. Megjithatë, për një projekt me mesazh të fuqishëm dhe aq më tepër e sjellë nga dy artistë shumë të talentuar siç është Dafina dhe MC Kresha, pozicionimi në renditje nuk është ai që pritej.

“Vet e lype” ka arritur që të pozicionohet në vend të 50-të të klasifikimit në “The Top List”, pavarësisht komenteve pozitive të fansave të dyshes në rrjet. A do të na surprizojë renditja e javës së ardhshme për sa i përket këtij projekti?