“Cka jom tu pa” titullohet projekti më i ri muzikor i reperit të famshëm D.U.D.A. në bashkëpunim me OverLord, i publikuar ditën e djeshme në kanalin e “Youtube”.
Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, D.U.D.A ka shpjeguar për të gjithë fansat e tij se kjo këngë është pjesë e albumit “Hip Hopit Ja Shtim Flakën”, i cili pritet të publikohet së shpejti.
Reperi është rikthyer fuqishëm në tregun muzikor këtë vit, duke publikuar rreth 7 projekte të reja muzikore, ku disa prej tyre kanë patur një sukses të madh në klasifikimin e “The Top List”, duke u pozicionuar në vende tepër të favorshme. Nëse kjo këngë do të jetë pjesë e klasifikimit të javës së ardhshme, kjo mbetet për t’u parë.