Elvana Gjata është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm, si dhe ndër më të talentuarat. Projektet e saj krijojnë gjithmonë zhurmë dhe arrijnë të kenë një impakt goxha të madh.

Elvana vazhdon të korrë sukses jo vetëm në Shqipëri, por duke hedhur hapa të mëdhenj edhe në tregun ndërkombëtar. Duket se kjo periudhë ka qenë mjaft e frytshme për të duke sjellë shpesh projekte të reja.

Një nga projektet më të suksesshme të fundit të Elvanës është dhe “Clap Clap”, i publikuar pak muaj më parë. Ky projekt erdhi si bashkëpunim mes artistëve të huaj dhe goxha në zë, Antonia dhe Gran Error.

“Clap Clap”arriti të tërhiqte menjëherë vëmendjen e publikut, të cilët e komplimentuan shumë këtë projekt të artistes. E duket se vëmendja sa vjen e rritet me kalimin e kohës.

Kënga qendron prej 18 javësh si pjesë e “The Top List” dhe është rritur me 48 pozicione nga java e kaluar. “Clap Clap” arriti të pozicionohet në vend të tretë.