Disa nga hitet më të njohura të këngëtarit Gjesti, përfshirë këngët “Katile”, “Idiote”, “U halite” dhe “Pandemia”, janë zhdukur krejtësisht nga platforma YouTube, duke shkaktuar reagime të shumta nga fansat.
Ndjekësit e tij në rrjetet sociale kanë nisur të bëjnë pyetje të njëpasnjëshme, duke kërkuar shpjegime për mungesën e projekteve që dikur dominonin në klikime dhe dëgjueshmëri.
Sipas burimeve pranë menaxhmentit të artistit, projektet muzikore ishin nën administrimin e Samed Poterës.
Megjithatë, këngët mësohet se janë hakuar dhe më pas janë fshirë nga platformat online, përfshirë YouTube.
Ekipi i tij ka nisur punën për rikthimin e këtyre projekteve, por ende nuk ka një informacion zyrtar se kush qëndron pas këtij ‘sulmi’ të dyshimtë.
Fansat shpresojnë që situata të zgjidhet sa më shpejt, në mënyrë që të mund të dëgjojnë sërish këngët që e bënë Gjestin një nga emrat më të komentuar të skenës.