Fifi, një nga artistet më të talentuara të “The Top List”, është duke shijuar eksperiencën e saj si banore e shtëpisë së “Big Brother VIP”, konkurrente në garën për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Jemi të sigurtë që nuk keni këngë që nuk i njihni Fifit, apo që edhe e këndoni duke i ditur çdo fjalë përmendësh. Madje së fundmi ajo ka publikuar dhe këngën e saj më të re të titulluar “Ma more”, e cila iu bashkangjit “The Top List” gjatë kohës që Fifi kishte hyrë tashmë në “Big Brother VIP”.

Fifi ka shprehur dëshirën shpesh dhe për një laps e letër gjatë qendrimit brenda në shtëpi, në mënyrë që të shkruajë më shumë tekste këngësh nëse frymëzohet. Diçka na thotë që tekstet që ajo mund të shkruajë do të jenë padyshim hite, duke marrë parasysh eksperiencën unike që ajo po përjeton.

Megjithatë, pavarësisht anës së saj artistike, dita-ditës jemi duke zbuluar dhe shumë gjëra të reja dhe personale për Fifin. Këngëtarja ka qenë shpeshherë në qendër të debateve, për më tepër me një prej banoreve në veçanti, pikërisht me Semin.

Në një bisedë të bërë së fundmi, Fifi ka deklaruar se para se të hynin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ato i kanë bërë bllok njëra-tjetrës në Instagram. Mirëpo, me një kontroll të shpejt, mund të kuptoni se ato jo që nuk e kanë bërë bllok njëra-tjetrën, por edhe vazhdojnë të ndiqen.

Mos ndoshta Fifi zgjodhi të gënjejë ose ndoshta menaxhuesit e rrjeteve të tyre sociale pasi kanë parë miqësinë mes vajzave, i kanë ndjekur sërish me njëra-tjetrën?

Ndërkohë, “Ma more” është prej 5 javësh pjesë e klasifikimit të “The Top List” dhe renditet momentalisht në vend të 30-të, 10 vende më lart se javën e kaluar.