Prej pak kohësh tanimë, MatoLale kishte paralajmëruar publikun se do të vinte me një projekt të ri muzikor. Ai publikoi një seri postimesh dhe videosh të shkurtra në llogarinë e tij në Instagram, por ende pa zbuluar më shumë.

E duket se momenti i duhur më në fund erdhi. Mato vetëm pak ditë më parë publikoi projektin e tij “Vaçe Zela”.

Kjo këngë vjen mjaft e veçantë dhe fundja nuk mund të prisnin diçka më pak nga artisti. Ai që të bën fillimisht përshtypje është padyshim titulli që Mato ka vendosur të përdorë, “Vaçe Zela”.

Përveç titullit që vjen nga emri i këngëtares së njohur shqiptare, ajo vjen e ripunuar pikërisht nga kënga e Vaçe Zelës. Megjithatë, Mato nuk është mjaftuar me kaq, pasi ai ka çuditur publikun me një tjetër detaj.

Protagonist në klip është dhe Alfred Cako, gjë që goditi menjëherë në sytë e publikut. Epo ç’të themi më shumë, MatoLale na ka surprizuar mjaftueshëm me këtë krijim të ri të tijin.