Capital T i është rikthyer sërish kreut të klasifikimit të “The Top List”. Edhe pse javën e kaluar ai u mposht nga bashkëpunimin i Alban Skënderaj dhe Dalool, “1000 premtime”, kjo javë e ka risjellë sërish reperin në krye të listës.

Kapoja është duke shijuar suksesin e dy projekteve të tij më të fundit muzikore “Uno” dhe “C’est La Guerre”. Ndërkohë që “Uno” qëndron në vendin e parë për të tretën e herë, “C’est La Guerre” është pjesë e klasifikimit për 15 javë rresht, ku për këtë javë është pozicionuar në vendin e 13-të.

Sa i përket vendit të dytë dhe të tretë, është Besa me projektin e saj “Kokëfortë” që është ngjitur me 2 pozicione duke zënë vendin e dytë ndërsa NRG Band dhe projekti i tij “Balkanbooty” mban vendin e 3-të.

Një super sukses, këtë javë, ka korrur edhe bashkëpunimi i Samantës dhe 2Ton, “Bashk'”, i cili është ngjitur me 16 pozicione, duke zënë vendin e 5-të.

4 projekte i janë shtuar klasifikimit, i cili shënon javën e 73-të të tij, duke lënë jashtë disa prej këngëve më jetëgjatë të listës zyrtare të “Top Awards”.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”: topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund të na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar i “The Top List”, Top Awards, java 73:

  1. Capital T – Uno
  2. Besa – Kokeforte
  3. NRG Band – Balkan Booty
  4. Butrint Imeri – Vec per mu
  5. Samanta ft. 2Ton – Bashk’
  6. Alban Skenderaj ft. Dalool – 1000 Premtime
  7. Dhurata Dora ft. Dj Geek – Ayo
  8. Shpat Deda – Ninulle
  9. Andrra – Kalle Llamen
  10. Alban Skenderaj, Besa, Rona Nishliu, Xuxi – Kthehu (BB Poqi Cover)
  11. Butrint Imeri – E jona
  12. Stanaj – Romantic
  13. Capital Macro & Dj Nika – C’est La Guerre
  14. Blunt & Real – Pare si Thaci, Pare si Rama
  15. Majk – Kcen
  16. Kida – Anderr
  17. Era Istrefi ft. Felix Snow – Redrum
  18. Renis Gjoka – Sot
  19. Majk ft. Onat – Le t’xhelozojn
  20. Ledri Vula ft. Lumi B – Krejt Shokt e mi
  21. Ana Bakaj – Reckless
  22. Alban Skenderaj – Stoli i Trendafilave
  23. Alban Skenderaj – Dikur
  24. Majk – Fund
  25. Olidena ft. Sergio – Ajer
  26. Ledri Vula – A jena mire
  27. Gjiko – Yjet nalt
  28. Ronela Hajati – Mos Ik
  29. Dhurata Dora – Vec ty
  30. Elvana Gjata ft. Capital T & 2po2 – Lejla
  31. Ledri Vula, Lumi B, Gjiko, Skerdi – Pablo (Lock Doh Remix)
  32. Ermal Fejzullahu ft. Nora Istrefi – Hije
  33. Argjentina Ramosaj – Pse
  34. Fifi ft. Eri Dee – Dope
  35. Soni Malaj – Pergjithmone
  36. Stine – Bela
  37. Dafina – Four Season
  38. Stine – Mama
  39. Skivi – Llafi
  40. Ylli Limani – Ke pi sonte shume
  41. Inaktiv – Entertain us
  42. Kris – Rratha
  43. Sant & Marly – DMPL
  44. Sergio HD feat. Luida Villian – My Drug
  45. Enxhi Nasufi – JOJO
  46. Butrint Imeri – Mona Lisa
  47. Blunt ft. Real – Suzi
  48. Gent Fatali ft. Lazy- Balerina
  49. Blla Blla Blla… – Kaloi
  50. Elgit Doda – Asaj