Edhe pse ka dy muaj që ka dalë në treg, “Pse po ma lun lojen” e Capital T ka mundur që të bëhet pjesë e klasifikimit të “The Top List” gjatë kësaj javë.
Gjatë sezonit të kësaj vere, Capital T ka publikuar disa projekte të reja muzikore, ku “Uno” është një ndër këngët që ka rezultuar më e pëlqyera në tregun muzikor shqiptar. Prej 13 javësh, ajo është pjesë e klasifikimit të “The Top List”, ku ka mundur të arrijë edhe majat renditjes.
Ndërkohë që po shijon sukseset e projekteve të tij më të fundit muzikore, “Pse po ma lun lojen” është një ndër këngët qe fansat e kanë sugjeruar pafund gjatë kësaj jave, duke bërë që kjo këngë jo vetëm të jetë pjesë e listës por madje të renditet në “Top 5”, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm në listën zyrtare të Top Awards.