Një tjetër bashkëpunim muzikor që ka ardhur këtë javë, ka bërë bashkë disa nga artistët më të njohur të tregut. Capital T, Eaz dhe Rina Balaj vijnë së bashku në këngën e tyre të re, titulluar “Dirty Move”.

“Dirty Move” ka hyrë në klasifikimin e “The Top List” këtë javë dhe mori menjëherë një pozicionim mjaft të mirë duke u renditur në vend të dytë të listës. Vetëm një hap larg fronit të vendit të parë, mund të themi se kanë ‘rrezikuar’ dukshëm Luiz Ejllin me “Dedikim”.

Kënga e këtyre artistëve është me plot ritëm, shumë verore, dhe mbi të gjitha me videoklip të xhiruar në Shqipëri. Muzika është realizuar nga Rzon dhe Pllumb me miksim dhe masterizim nga Avaxus.

Kjo është hera e parë që Capital T, Eaz dhe Rina Balaj kanë bashkuar forcat, por që besohet se do të vazhdojë të pëlqehet nga publiku. Na mbetet të shohim se si do të vazhdojë rrugëtimi i “Dirty Move” në listë…