Shumica e artistëve zgjedhin pikërisht stinën e verës për të publikuar punët e tyre, duke korrur një sukses të jashtëzakonshëm. Capital T dhe Xhensila janë dy nga artistët që janë votuar mjaft mirë nga fansat e tyre këtë javë, duke bërë që të jenë pjesë e “Top 10” me nga dy këngë secili.

Ky sezon mund të thuhet padiskutim që ka qënë tepër i ngarkuar për Capital T. Përveçse ka qënë i angazhuar nëpër koncerte, reperi ka publikuar disa projekte muzikore, të cilat janë pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar.

Kapoja është pjesë e klasifikimit të “The Top List” me 4 projekte muzikore, ku dy prej tyre janë të renditura në 10 këngët më të nxehta të listës zyrtare të “Top Awards”.

Një super sukses këtë javë ka korrur bashkëpunimi i Capital T dhe Ardian Bujupit, “Andiamo”. Kjo këngë, e cila ka vetëm 3 javë që është futur në listë, për këtë javë është ngjitur me 44 pozicione, duke u renditur në vendin e 5-të.

“Hatixhe” është një tjetër bashkëpunim i Kapos, që është votuar mjaft mirë nga publiku. Ndërkohë që ka 5 javë që është pjesë e klasifikimit të “The Top List”, për këtë javë kjo këngë mban vendin e 7-të.

Ndërsa dy projektet e tjera muzikore, “Pse po ma lun lojen” dhe “Lejla”, për këtë javë pozicionohet përkatësisht në vendet e 19-të dhe 40-të.

Nga ana tjetër Xhensila është pozicionuar mjaft mirë me dy bashkëpunimet e saj. “Lova”, bashkëpunimi i saj me Granit Derguti & Mixey, i cili ka 8 javë që është pjesë e listës, për këtë javë është ngjitur me 9 pozicione, duke u renditur në vendin e 4-t.

Ndërsa projekti i saj me Ireknc Hykën, “Si te jem mire”, një dedikim i veçatë për të dashuruarit, këtë javë ka marrë vëmendjen e publikut, i cili nuk ka rreshtur së votuari në topawards.top-channel.tv. Falë votave të fansave të dy artistëve, kjo këngë është ngjitur me 13 pozicione, duke u renditur në vendin e 6-të.