Capital T dhe Ledri Vula janë dy artistët që mbajnë rekordin për me më shumë këngë në klasifikim. Dy reperat e preferuar të publikut shqiptar, gjenden me nga 8 këngë secili në “The Top List”.
Kujtojmë që këta dy artistë kanë mbajtur disa herë këtë rekord, duke vërtetuar qartë se puna e madhe shpërblehet. Si Ledri ashtu edhe Capital T janë mjaft aktiv në muzikë, qoftë me koncertet e tyre por edhe me projektet e shumta që publikojnë.
Projektet me të cilat Capital T gjendet në listë janë: “600PS”, “Akull”, “Je t’aime”, “Hala”, “Kujtime”, “Fustani”, “Hookah” dhe “200 Dite”, të cilat pozicionohen përkatësisht në vendin e 10-të, 14-të, 23-të, 29-të, 40-të, 51-të, 57-të dhe 58-të.
Sa i përket Ledrit, i cili ka vetëm pak javë që ka publikuar albumin e ri, këngët të cilat gjendet në listë janë: “Prej Inati”, “10/10”, “Alien”, “Piano Bar”, “MEM”, “Kiss Kiss”, “M’ke harru”, “Aje” dhe renditen përkatësisht në vendin e dytë, tretë, 16-të, 34-t, 52-të, 54-t, 55-të, 64-t.
Këtë rekord e ka mbajtur gjithashtu Tayna, Kida dhe Elvana, por prej javësh tashmë kanë mbetur jashtë këtij grupi. Mesa duket është koha e djemve pasi si “Top 3” ashtu edhe “Top 5” janë të pushtuar nga artistët meshkuj.