Këngëtari i njohur, Butrint Imeri, një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, ka lançuar këngën e tij më të re, titulluar “Lej kto rrena”. Kjo këngë është një nga hyrjet më të reja të kësaj jave në “The Top List”.

Kënga është një baladë e ndjerë që flet për një dashuri të humbur, të cilën ai ende e vajton. Ky projekt i ri i Butrintit vjen i shoqëruar edhe me një videoklip mbresëlënës.

Klipi është realizuar me një stil artistik dhe emocionues, duke e përforcuar mesazhin e këngës. E në fakt kjo nuk është hera e parë që artisti na mahnit me klipet e tij.

Duket se Butrinti ka një dobësi për videoklipet e bukura dhe të realizuara kaq mirë, sa godet gjithmonë në shenjë. Pas suksesit të projekteve të mëparshme, Butrinti ka arritur sërish të kapë vëmendjen e publikut me këtë krijim, i cili preku zemrat e shumë adhuruesve.