Buta është ndër reperët më të talentuar të tregut muzikor dhe me më shumë fansa gjithashtu. Ai dallohet për stilin e tij të veçantë në muzikë, atij të Trepit Freestyle.
Buta ka nisur të krijojë tekste muzikore që në moshën 12-vjeçare. Ditën e sotme, Buta, emri i vërtetë i të cilit është Betim Januzaj, ka surprizuar ndjekësit e tij, duke zbuluar lajmin se do të bëhet baba për herë të parë.
Reperi i njohur ka publikuar një galeri fotografish në profilin e tij zyrtar të Instagramit, ku shihet së bashku me partneren e tij, e cila shfaqet me barkun e saj të rrumbullakosur.
Bashkangjitur këtij postimi, Buta ka shtuar ikonën e familjes, duke nënkuptuar kështu se shumë shpejt ai dhe partnerja e tij, Fjolla, do të mirëpresin ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë së bashku. Ky postim i artistit ka marrë pëlqime dhe komente pafund nga 368 mijë ndjekësit e tij në Instagram, të cilët kanë uruar çiftin për pritjen e ëmbël.