Buta është një ndër artistët e parë që ka sjellë muzikën “trap” në Shqipëri, duke e bërë artistin mjaft të vecantë në stilin e tij.
Reperi i kushton një rëndësi titujve të këngëve dhe duket se së fundmi është fokusuar tek shteti pasi nga kënga “Edi Rama”, ka zgjedhur që projektin e tij të fundit ta titullojë “Policia“.
“S’ka sen ma t’keq, N’këtë botë se shpiunat, Prej tyne ruhna, Zot t’lutna Zot t’lutna”, kjo është një strofë nga teksti i këngës “Policia“, duke lënë të nënkuptohet se dikush ka spinuar dhe ka thirrur policinë.
Sugjerimet nga ana e publikut kanë bërë që kjo këngë t’i bashkohet klasifikimit të “Top Awards” këtë javë, duke u pozicionuar në vendin e 98-të.
Kujtojmë që “Edi Rama” ka mundur të rendisë artistin për herë të parë në kreun e “The Top List”.