Duket se bashkëpunimet kanë qënë të shumta në sezonin e kësaj vere pasi një tjetër dyshe e talentuar ka bashkuar fuqitë për projektin e ri muzikor.
Bëhet fjalë për Butën dhe Ledrin, të cilët kanë vetëm pak ditë që kanë nxjerrë në treg bashkëpunimin e tyre muzikor, i cili është i pari për ta.
Buta është një reper nga Kosova, i cili ka nisur të këndojë që në moshën 15-vjeçare dhe që prej asaj kohë ai vazhdon të prodhojë muzikë.
Por pavarësisht se ky bashkëpunim, i titulluar “Mbi re”, vjen nga dy repera të talentuar, duket se publiku nuk e ka pritur mjaft mirë këtë prurje të artistëve.
Edhe pse është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List” që në javën e parë të publikimit, renditja e tyre ka qënë paksa e dobët.
Për këtë javë, “Mbi re” pozicionohet në vendin e 48-të, por ende nuk dihet se cili do të jetë pozicionimi i dyshes në javën e ardhshme. Nuk dihet nëse fansat kanë votuar këtë projekt, debutimi i të cilit duhet thënë që nuk është pritur mjaft mirë.