Reperi nga Kosova Buta është bërë sërish pjesë e klasifikimit të “Top Awards” me një tjetër bashkëpunim.
“Tango & Cash” titullohet prurja e tij e re e cila vjen në bashkëpunim me Dardan, një tjetër reper kosovar. Për Butën kjo është hera e dytë që bëhet pjesë e klasifikimit të muzikës moderne shqiptare pasi pak muaj më parë ka qënë pjesë e saj me “Mbi Re”.
Ky i fundit ishte në bashkëpunim me Ledri Vula-n dhe për javë të shumta nuk i ka munguar “The Top List”. Sa i përket “Tango & Cash”, kjo këngë mban të njëjtat ritme dhe është shumë i ngjashëm me “Mbi re”. Ruajtja e këtij stili muzikor mund të jetë një strategji e reperit për të korrur të njëjtin sukses që pati me Ledrin.
“Tango & Cash” që në javën e parë të publikimit të saj është bërë pjesë e “The Top List” dhe momentalisht renditet në vendin e 98-të.