Bojken Lako ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Sekret”. Në këtë projekt artisti ka ardhur paska ndryshe sa i përket klipit, ndërsa ai vazhdon t’i qëndrojë besnikë muzikës.
Në një intervistë të dhënë për “Top Awards”, Bojken ka zbuluar disa detaje lidhur me këngën e tij më të re, e cila ka rezultuar tepër e pëlqyer për publikun shqiptar.
Bojkeni ka shpejguar se kjo këngë është frymëzuar nga disa përkthime të xhaxhait të tij, Adhurim Lako, i cili është ndarë nga jeta rreth 10 vite më parë. Kjo është një punë e pambaruar e tij, të cilin këngëtari e ka gjetur në një “usb” të Adhurimit. Artisti ka vijuar më tej duke shtuar se në këtë këngë ai i ka bashkuar ato materiale me ndjesinë e melodisë së tij.
Prej dy javësh ky projekt i Bojken Lakos është bërë pjesë e “The Top List” dhe gjatë kësaj jave ka korrur një sukses të madh, duke u ngjitur me 23 pozicione.
“Sekret”, një bashkëpunim me shtëpinë diskografike amerikane “360M Records”, për këtë javë renditet në vendin e 22-të, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm në klasifikimin e 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.