Dyshja e famshme e muzikës shqiptare, Blunt dhe Real, është rikthyer në treg me një projekt të ri muzikor, përmes të cilit kanë treguar sërish dashurinë për komunitetin rom.
Në një intervistë të dhënë për “Top Awards”, Blunt dhe Real janë shprehur se kanë një marrëdhënie të ngushtë me këtë komunitet dhe kjo lidhje duket sa vjen dhe bëhet më e fortë.
Rreth 8 muaj më parë, dyshja ka bashkëpunuar me këtë komunitet duke sjellë projektin me titull “Rambo”, i cili rezultoi tepër i suksesshëm. Të njëjtin sukses po korr edhe kënga më e re e Blunt dhe Real me titull “Suzi”, e cila edhe pse ka rreth 10 ditë që ka dalë në treg, është bërë menjëherë pjesë e klasifikimit të “The Top List”.
Falë votave të publikut, “Suzi” është pozicionuar në vendin e 12-të, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm për listën e cila përbëhet prej 50 këngësh.