Reperi i njohur Big Basta është rikthyer në fushën e Hip-Hop-it me këngën e tij më të re, “Leji armët”. Ky projekt ka hyrë këtë javë në “The Top List”, duke e renditur atë në vend të 9-të aktualisht.
Artisti ka treguar më herët se ka punuar me Alban Kondin dhe studion e tij, që ky mesazh i rëndësishëm të përcillet te rinia shqiptare. Ai ka theksuar se mesazhi “Leji armët”, është pjesë e një fushate të ndërmarrë nga OSBE-ja, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit.
Projekti vjen si një nevojë për shoqërinë tonë dhe për fenomenin e gjaknxehtësisë dhe fenomenin e përdorimit të armëve se sa lehtë e përdorin atë. Gjithashtu, kjo këngë është më së shumti një mesazh për të rinjtë për t’iu thënë atyre se rruga e duhur është komunikimi dhe jo arma dhe zgjidhje nuk është dhuna.
Ashtu i Big Basta tregon, sot është dita për të treguar guximin duke i thënë “jo” armëve. “Leji armët” është një këngë Hip-Hop, një rrymë që deri dje perceptohej se promovon dhunën, por ky rast tregon të kundërtën.