Yll Limani ka qenë ndoshta kryefjala e kësaj jave në “The Top List”. Ai ka publikuar albimin e tij të ri që mban titullin “Tjetër”, i cili përbëhet nga plot 12 këngë.

Të gjitha këto projekte arritën që të tërhiqnin zemrat e fansave të tij, të cilët me votat e tyre të shumta, i futën në klasifikimin e javës së “The Top List”. Dy prej këtyre madje kanë arritur të pozicionohen menjëherë në Top 5.

Më saktësisht, “Mos harro” ka marrë direkt vendin e dytë dhe “Injoro” pozicionohet në vend të pestë. Nga ana tjetër, Luiz Ejlli ka triumfuar sërish në listën javore, duke rrëmbyer sërish fronin këtë herë me “Ninulla e vetmisë”.

Por si qëndrojnë në listë këta dy artistë në lidhje me projektet muzikore? Përkatësisht, Yll Limani gjendet në listë me 16 këngë; “Mos harro”, “Injoro”, “Mos prit”, “Borxhi”, “Kaje”, “Për kon je zbukuru”, “Kanë me tu kujtu”, “U kry”, “Gjuje”, “Nuk po ec”, “Spiti”, “Eja”, “Sonte”, Ndjenjë”, “Kqyrëm tu shku”, “Tuat”. Nga ana Luizi është me të gjitha këngët e tij të publikuara deri më tani, pra me 9 këngë; “Ninulla e vetmisë”, “Frymë”, “Amanet”, “Përjetësisht”, “Me ty”, “Dedikim”, “Dy shotsa”, “Pa ty”, “Me ty (remix)”.