Besa është një artiste që gjithmonë është vlerësuar për zërin e saj të veçantë dhe performancat emocionuese “live”.

Si një nga artistet më inovative të skenës shqiptare dhe një profesioniste e vendosur, Besa kësaj radhe ka ardhur me një projekt të veçantë, “Besa Live Jamming”.

E kontaktuar nga “Top Awards”, Besa ka treguar se dëshironte të bënte një “Jamming Session” me orkestër për disa këngë që i donte në stile të ndryshme dhe kohë të ndryshme.

Në total janë 16 materiale, shumica e të cilave janë interpretuar dhe sjellë jo në formën origjinale, por me një interpretim autentik dhe stil të ndryshëm, me individualitet artistik.

Ajo ka zgjedhur të sjëllë muzikën e artistëve botëror si Nirvana, Sia, Rihanna, Stromae, James Bay, Andra Day, Emeli Sande, Beyonce dhe shumë të tjerë.

Për të gjithë ata që duan të shijojnë përformancën origjinale të Besës, “Besa Live Jamming” do të transmetohet ditën e shtunë në ekranin e “My Music Tv” në orën 19:00.

https://www.youtube.com/watch?v=KZ_qS2L8-ts