Nëse ju kishte munguar zëri i Besës, ajo është rikthyer me një projekt muzikor që të bën ta dëgjosh më volumin në maksimum. Artistja ka bashkuar fuqitë me Garrido, një DJ italian, dhe kanë sjellë ripërpunimin e një prej këngëve më të njohura shqiptare, “Margjelo”.

Kujtojmë që “Margjelo” është kompozuar nga Prenk Jakova dhe ka qënë një ndër këngët pjesëmarrëse të Festivalit të 3-të të Këngës në RTSH.

E kontaktuar nga Top Awards, Besa ka zbuluar disa detaje më shumë në lidhje me këtë ripërpunim muzikor, i cili ka rezultuar tepër i pëlqyer që në momentet e para të publikimit.

E pyetur se si lindi ideja për të risjellë “Margjelo”, artistja është përgjigjur: “Kisha dëshirë të sillja një “remake” të një perle shqiptare dhe vlerësuam dy alternativa, “Margjelo” dhe “Kjani Trima”. “Margjelo” ishte me frymëzuese për Garrido-n dhe kështu nisi puna për të.”

Ai kishte dëshirë të bashkëpunonim në një “single” të ritmeve latine dhe si pakuptuar përfunduam njëhere “Margjelo”, ku flinte dëshira ime këtë kohë“, shton më tej Besa.

Ndërkohë që zëri dhe muzika ritmike, të bëjnë ta dëgjosh pa pushim këtë këngë, video muzikore është një tjetër detaj, i cili e ka plotësuar më së miri këngën dhe që të bën ta shijosh në cdo sekondë këtë projekt muzikore.

Video është realizuar kryesisht nga puna e një produksioni Rus, “Omy Production”. Dëshira për ta paraqitur këngën në një “vibe” të atillë filmik ka qënë e imja”, zbulon për Top Awards, këngëtarja e disa hiteve muzikore.

Po kush është Garrido?

Garrido është një DJ italian, prezent me produksione dhe në performime në skenat e zhanrit të tij, në Itali dhe Spanjë. Ai ka gjithashtu angazhime periodike në Ibiza.

Sugjerimet e publikut e kanë pozicionuar “Margjelo” menjëherë në “Top 5” për këtë javë.