Shqipëria ishte një nga tre vendet e para që zbuloi këngën e saj për Eurovision 2024. Besa Kokëdhima ka marrë të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë, falë mbështetjes së votës së publikut.
Ajo interpretoi këngën “Zemrën n’Dorë” në Festivalin e 62-të të Këngës. Që kur artistja mori biletën e Eurovision, ajo bëri me dije se do të bëjë disa ndryshime në këngë.
Dhe tashmë titulli i ri që i ka vënë këtij projekti është “Titan”, të cilin e ka sjellë të kompletuar edhe nga ana vizuale. Teksti është shkruar nga Gia Koka me muzikë nga Kledi Bahiti, Gia, Besa dhe Alias Lj.
Nën drejtimin e Hasan Kuyucu, kjo këngë është publikuar tashmë e plotë në platformën YouTube. Besa shquhet për paraqitjet unike si dhe për vokalin, e që premton shumë sa i përket kompeticionit muzikor të këtij viti.