Kida dhe Ledri Vula publikuan së fundmi këngën e tyre më të re të titulluar “Tdu” që është bërë pjesë e “The Top List” këtë javë. Ky projekt ka arritur që ta pozicionojë dyshen menjëherë në vend të 6-të të klasifikimit.

Kjo nuk është hera e parë që Kida dhe Ledri bashkëpunojnë në një projekt. Verën e kaluar u publikua hiti që po na shoqëron ende edhe sot, ”Dale”.

Butrint Imeri, Kida dhe Ledri u bënë bashkë për t’i vënë flakën verës. ”Dale” rezultoi një sukses i padiskutueshëm.

Por sa ia ka dalë ”Tdu”, bashkpunimi i Kidës dhe Ledrit që t’i afrohet suksesit të vitit të kaluar? Ditën e djeshme ne bëmë një sondazh në InstaStory për të mësuar mendimin e publikut. Bashkëpunimi i Kidës dhe Ledrit është më mirë me apo pa Butrintin?

76% janë përgjigjur se suksesi më i madh ka qenë tek ”Dale” ku treshja ishte së bashku. Ndërsa 24% thonë se bashkëpunimi i tyre është më mirë pa Butrintin. Na mbetet të shohim si do jetë rrugëtimi i ”Tdu” gjatë javëve në vazhdim.