Duket sikur ka një rregull të pashkruar, se nëse publikohet një bashkëpunim, është menjëherë më i preferuar se një këngë solo. Kjo sigurisht nuk ndodh gjithmonë, por duket sikur duetet janë më të përhapura në tregun tonë.
Dy vitet që kemi lënë pas, kemi pasur një seri të mirë bashkëpunimesh, sidomos gjatë sezonit të verës. Teksa jemi surprizuat me disa projekte të tilla, dëshira e secilit prej nesh mund të jetë që një ditë të shohim në një duet dhe disa prej artistëve tanë të preferuar.
Ne kemi ngritur një pyetje në Instagramin tonë, se cilin prej artistëve tanë shqiptarë do të donin të shihnin në një projekt muzikor. Ja se cilat ishin disa nga përgjigjet më të shpeshta të ndjekësve tanë…