Azra rikthehet përsëri në klasifikimin e 100 këngëve më të mira shqiptare në “Top Awards” pas një periudhe shumë të gjatë prej 8 muajsh. Ajo ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Mos u nal”, të cilën votimet e publikut e bënë që të hynte menjëherë në “The Top List”.
“Mos u nal” ka arritur që të pozicionohet në vend të 100-të të klasifikimit, një pozicionim pak i dobët duke marrë parasysh këngën e saj të fundit që u bë pjesë e listës, “Ka je”, e cila në momentin e publikimit u rendit në vend të 39-të.
Megjithatë pas gjithë kësaj periudhe të gjatë mungese, ne mendojmë që Azra ka marrë gjithë kohën që i nevojitej për të bërë një rikthim të fuqishëm. Edhe pse verën e kemi lënë pas tashmë, këngëtarja ka arritur që të ngrejë përsëri temperaturat me look-un e saj provokues dhe natyrën e veçantë që solli ajo me videoklipin e saj.
“Mos u nal” është pritur mjaft mirë nga publiku, por na mbetet të presim se çfarë do të vendosin votat e tyre për javën e ardhshme për renditjen e 100 këngëve më të mira shqiptare në “The Top List”.