Edhe pse tregu muzikor shqiptar prodhon shumë projekte të ndryshme gjatë gjithë kohës, kjo javë ka qenë mjaft e qetë për artistët tanë. Publiku, nëpërmjet votave të tyre, ka zgjedhur që lista e “The Top List” të mbetet po e njëjta me atë të javës së kaluar.

Teksa jemi zyrtarisht në stinën e vjeshtës, melankolia na ka kapluar të gjithëve. E thënë kjo, mbase shumë prej jush tani nuk e kanë atë motivimin e duhur.

Duke qenë se gjatë kësaj jave nuk ka patur mjaft publikime këngësh nga artistët shqiptarë duke përfshirë këtu projektet solo ose në bashkëpunim, në listën e 100 këngëve më të mira të javës në “The Top List”, nuk ka pasur asnjë hyrje të re muzikore. Lista përmban të njëjtat projekte si javën e kaluar dhe kjo na vjen si një surprizë e papritur.

Kjo është hera e dytë për këtë vit që jemi hasur me një ‘thatësirë’ të tillë. Kujtojmë që dhe në muajin janar jemi përballur sërish me një javë ku nuk kishte asnjë hyrje të re.

Nga ana tjetër nuk ka pasur shumë ndryshime edhe në pozicionimin e këngëve, të paktën Top 5 nuk ka ndryshuar aspak dhe është po i njëjti me javën e kaluar. Në faqen tonë, ju mund të vazhdoni të dëgjoni këngët dhe presim nëse java e ardhshme do të ketë ndryshime apo jo.