Gjon Muharremaj, i njohur si Gjon’s Tears, u rikthye në skenën e Eurovisionit sonte si i ftuar special, duke emocionuar publikun me një performancë të veçantë në finalen e madhe të mbajtur në Basel të Zvicrës. Kjo ishte një ngjarje historike për Zvicrën, e cila priti festivalin për herë të parë pas gati 40 vjetësh.

Gjon’s Tears, i cili përfaqësoi Zvicrën në Eurovisionin e vitit 2021 dhe arriti vendin e tretë me këngën “Tout l’univers”, u bashkua në skenë me artistë të tjerë zviceranë si Luca Hänni, Paola dhe grupin legjendar Peter, Sue & Marc sonte. Së bashku, ata interpretuan dhe dhuruan emocione pafund, një moment që dokumenton trashëgiminë muzikore të Zvicrës në Eurovision.

Para finales, më 19 prill, Gjon’s Tears ishte prezantuesi kryesor i koncertit të dytë të PrePartyES 2025 në Madrid, ku përveç prezantimit, interpretoi live këngët e tij “Tout l’univers” dhe “Répondez-moi”, duke mahnitur audiencën me vokalin e tij të fuqishëm.