Top Albania Radio ka zhvilluar dje një mbrëmje gala në nder të 25 viteve të krijimit të saj dhe sloganin e “25 viteve kujtime” (25 Years, Creating Memories) pa kurrëfarë nostalgjie për të shkuarën, por me shijen e mirë të saj, kjo radio rend drejt 25 viteve të ardhshëm, sido qofshin ata, të lehtë apo të mundimshëm, të artë apo të zymtë, pa ju trembur asgjëje, sepse diçka e krijuar me dashuri, që mbahet gjallë nga dashuria, frymon prej saj çdo ditë, është e sigurt në triumfin e pashmangshëm e të përjetshëm.
Shumë artistë të skenës muzikore shqiptare ishin të pranishëm mbrëmjen e kaluar teksa kanë shkëlqyer me paraqitjen e tyre. Ja se cilët ishin sipas nesh të veshurit më bukur në festë…