# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Meriton Mjekiqi

Meriton Mjekiqi ka lindur në Gjermani në 23 maj të vitit 1995. Prej moshës 9-17 vjeç është angazhuar me sporte të ndryshme si; Box, futboll. Ka nisur punën në moshen 17 vjeçare si gazetar dhe reporter terreni.

Meriton përfundoi studimet për Artet Mediale dhe Komunikim masiv e më pas masterin për Produksion dhe Regji filmi. Meritoni ia ka dedikuar jetën e tij punës dhe karrierës. Thotë se në Kosovë është më i suksesshmi në fushën e tij dhe ka nxjerrë në skenë shumë artistë që sot janë të mirënjohur.

Më datë 27 Korrik 2021, Escobars publikon videoklipin “Pap Pap”, në bashkëpunim me Meriton Mjekiqin. Më datë 9 Tetor 2021, Nush, Kennz, Grido, Il Ghost, Bardhi, Ari, Meriton & Matolale publikojnë videoklipin “Jackpot II”, në bashkëpunim me Meriton Mjekiqin. Më datë 13 Janar 2024, Meriton Mjekiqi & Bardhi publikojnë videoklipin “Firmato”. Tekstin e këngës e punuan në bashkëpunim Meriton Mjekiqi & Bardhi Idrizi.

NEWS

Nga bashkëpunimet muzikore te një film me Ilnisën, Meriton Mjekiqi flet për planet e tij pas BBV!

Meriton Mjekiqi ka folur për marrëdhënien që ka kaluar me Ilnisën pas daljes nga Big Brother, me producentin që ka rrëfyer në “Cherry on Top” për planet dhe projektet që po përgatit në vijim. “Ilnisa ka pasur shumë kujdes me mua kur kam dalë nga shtëpia, sepse Ilnisa e ka...

Meriton Mjekiqi dhe Majk vijnë me një bashkëpunim për ditën e të dashuruarve!

Jo vetëm Bardhi, por së fundmi dhe Meriton Mjekiqi ka ardhur me projektin e tij të ri. Duket se edhe pse po shijojnë eksperiencën e tyre në “Big Brother VIP Albania 3”, ata kanë përgatitur paraprakisht dhe projektet muzikore. Meriton Mjekiqi pak ditë më parë ka lançuar këngën e dytë...

Meriton Mjekiqi nga "Big Brother VIP" në "The Top List"!

Në shtëpinë e “Big Brother VIP 3” nuk kishin si të mungonin dhe këngëtarët. Një nga artistët që i është bashkuar së fundmi këtij formati është këngëtari i njohur Bardhi. Mesa duket surpriza është projekti që erdhi si bashkëpunim mes tij dhe një tjetër banori, moderatorit Meriton Mjekiqi. Dy banorët...